
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington në mbështetje të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla e cilësoi reagimin e Berishës si “një akt tepër të rëndë anti-kombëtar”, duke theksuar se mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe e figurave të saj historike është detyrim kombëtar dhe jo çështje për përfitime politike të brendshme.
Sipas Ballës, deklarimet e Kryeministrit Rama në arenën ndërkombëtare janë në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe të dinjitetit të luftës së UÇK-së, ndërsa akuzoi Berishën se me qëndrimet e tij po dëmton unitetin kombëtar në një moment delikat për shqiptarët.






