
Taulant Balla nga Milano shpalli objektivin e diasporës duke thënë se Partisë Socialiste i duhet dhënë shumica e cilësuar më 11 Maj.
Në një mesazh mes grave dhe vajzave shqiptare, ai tha se më 11 maj duhet të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë!
“Dua të përshëndes me zemër plot 102,000 gra dhe vajza, së bashku me 144,000 burra dhe djem – gjithsej 246,000 shqiptarë nga e gjithë bota do të votojnë më 11 maj. Unë jam shumë i sigurt që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama do të marrin një mbështetje shumë të fortë nga bashkatdhetarët tanë, sepse bashkatdhetarët tanë e dinë fare mirë se vetëm me Edi Ramën dhe PS, Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE dhe se vetëm me Edi Ramën dhe PS fëmijët e çdo shqiptari e shqiptareje, sikurse gjithë të tjerët, do të pajisen me pasaportën e BE-së.”
Prandaj është shumë e rëndësishme që më 11 maj të votojmë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, tha Balla, duke folur edhe për një objektiv të diasporës, shumicën e cilësuar.
“T’i japim Edi Ramës dhe PS-së një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat që na duhen për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda këtij mandati dhe për të realizuar vizionin tonë Shqipëria 2030.”