Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në seancën plenare duke iu përgjigjur kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën.

Balla theksoi se sipas nenit 44 të Rregullores, fjala në momente procedurale mund t’u jepet vetëm atyre deputetëve që kanë shprehur një mendim në seancën e kaluar dhe të cilëve nuk u është zbardhur siç duhet.

“Nuk më rezulton që ndonjë nga deputetët që kërkuan fjalën ta kenë mbajtur atë në seancën e kaluar. Pasi prishin solemnitetin e seancës, vijnë dhe duan të japin mendim”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se në Konferencën e Kryetarëve është arritur konsensus për përbërjen e komisioneve parlamentare dhe për propozimet e opozitës.

“Në respekt të konsensusit që patëm atje, duhet të kalojmë në votim dhe të mos bëjmë hile me procedurën, sepse nuk ka asnjë arsye”, përfundoi kreu i grupit socialist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu