Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka replikuar me deputetin demokrat Flamur Noka, duke e ironizuar mbi njohuritë historike pas një gafe që bëri më 28 nëntor. Balla tha se Berisha i zgjedh enkas ata që e rrethojnë të cilët sipas tij shquhen për gafa si ish-kryetari Basha. Balla i sugjeroi Nokës të mësojë historinë, ndërsa demokratëve të merren me fenomenin Salianji.

Replika e plotë

O Flamur, Flamur unë thashë se sot do e kërkoje fjalën këtu për të sqaruar këtë punën e 28 nëntorit.

Ndaje këtë punë tani, ndaje këtë punë.

Se unë mendoj që edhe ty, edhe Lulin, Saliu ju zgjedh kështu si jeni. Dhe nuk qenka rastësi që ishte vetëm Luli gafali. Ju qenkeni të gjithë.

Tani merruni me Salianjin, se u ka zënë hall i madh. Merruni me të tani, e pe ç’bënte Saliu sot.

“Janë aktivitete private – tha- Janë aktivitete private.” Madje na akuzoi edhe Ani Dyrmishin si organizator të mitingut të Durrësit.

Ore ne, shyqyr që ju kemi… ta kam thënë 100 herë: ne shyqyr që ju kemi. Keqardhje për Shqipërinë që ju ka, edhe për partinë që ju ka mbetur “rahmet pastë”.

Prandaj, Flamur, siç ta tha kolegu im i dashur, ti do mbahesh mend si i vetmi Flamur që nuk di as kur është ngritur flamuri në Krujë, as kur është ngritur në Vlorë, as kush e ngriti në Krujë, as kush e ngriti në Vlorë.
Flamur, thellohu në histori Flamur, se le nam!
Faleminderit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu