Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në vijim të reagimeve të tij pas “foltoreve” opozitare, sot përveç ironisë mbi pjesëmarrjen e ulët i rikujton Berishës se po afron përvjetori i 15-të i masakrës së 21 janarit në bulevard.

 

“Njëri nga hyzmeqarët sulmoi pa dashje kryebufin ndërsa fliste për krimet e Maduros, iu referua krimit të vrasjes së protestuesve nga diktatori i Venezuelës në 2019. Ke plotësisht të drejtë. Kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë. 15 vjetori i 21 Janarit 2011 po afron dhe kambanat bien më shumë se kurrë‼️”

Në postimin e pamjeve, në rrjetet sociale Balla shkruan se protesta nuk i ka prishur aspak “rehatinë e festave” mbështetësve të Berishës, duke ironizuar mungesën e pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar tubimin me “një dasmë te Rogneri”.

“Ndoshta ca e ngatërruan dasmën me atë fejesën dje në drekë. Ose do i ketë rënë pak rëndë gjeli i detit dhe bakllavaja. Se s’ka mundësi.”

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu