
Pas pretendimeve të opozitës për paqartësi në mënyrën e votimit të mocionit për shkarkimin e kryetarit ë kuvendit, Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar duke sqaruar procedurën dhe duke kritikuar qëndrimin e opozitës.
“Neni 114, pika 4 e Rregullores e ka sqaruar qartë: votohet kërkesa, jo raporti,” – tha Balla.
Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e opozitës për mënyrën e votimit, duke shtuar se akuzat e tyre janë të pabaza.
“Nuk ka pasur një kërkesë nga ana juaj për mënyrën e votimit. Për pasojë, sqarojeni dhe kryetarin tuaj, mos dalë në Tv dhe t’ia fusë kot siç e ka zakon. Nuk votohet raporti, votohet vetëm kërkesa,” – u shpreh Balla.
Në vijim, ai foli për mungesën e votave nga opozita, duke e cilësuar si dezertim politik.
“Dezertimi juaj foli vetë. Mali u mbush me rrush, por prodhoi vetëm 10 vota. Gjeni ku kanë shkuar votat tuaja, nuk kanë ardhur nga ne. Pyeteni veten se ku kanë ikur, sepse edhe 26 nga firmëtarët nuk kanë votuar,” – deklaroi Balla.







