Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar spotin e protestes mbarëkombëtare që do të mbahet më datë 17 shtator në Tiranë në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan

Prostesta paqësore është thirrur nga Organizata nga Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kuntojmë që në seancën e 29 Shtatorit Balla në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja parti që s’ka pasur luhatje ndaj luftës së vëllezërve tanë.

“Tani ne e mbështesim thirrjen e veteranëve dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Këta na vunë kusht të mblidhemi këtu ta diskutojmë. Me nismë të PS janë miratuar tetë deklarata dhe rezoluta për të mbështetur luftën çlirimtare të Kosovës. E kemi bërë detyrën. Këta kanë pasur qëndrim jo pozitiv ndaj UÇK-së dhe komandantëve që ndodhen padrejtësisht në Hagë”, tha Balla në fjalën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu