
Premtimet e fushatës në diasporë po bëhen realitet. Ashtu siç premtuan gjatë fushatës, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla sjell shembullin e një biznesi të hapur falë Paketës së Maleve, nisma ligjore e qeverisë për të mbështetur investimet në zonat malore.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se bujtina e re “Si Era” ndodhet vetëm 30 minuta larg nga Vlora ose Himara, përballë urës historike në Brataj, një nga zonat me potencial të lartë turistik dhe historik në jug të Shqipërisë.
“Siç u zotuam para diasporës, Paketa e Maleve është mundësia për të rigjallëruar tokat e të parëve, për të ndërtuar bujtina dhe agroturizëm, dhe për të sjellë krenari e zhvillim në vendin tonë,” – shkruan Balla.
Ai theksoi se kjo paketë përfshin lehtësi në proceset e legalizimit dhe certifikimit të pronave të trashëguara, duke i bërë më të mundshme investimet për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Vila “Si Era” konsiderohet një model i suksesshëm që lidh trashëgiminë familjare me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat malore dhe rurale të Shqipërisë