Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot projektligjin ”Për Policinë e Shtetit”, në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, i cili ka synim themelore reformimin dhe ngritjen në një nivel tjetër të Policisë së Shtetit.
Balla gjatë fjalës së tij tha se Projektligji i ri ka efekt afatgjatë, sesi e duam policinë në 2030, kur Shqipëria është anëtar i Bashkimit Europian.
Nga fjala e ministrit Balla në prezantimin e nismës ligjore:
“Statistikat kanë fakte, ato tregojnë se në forma të ndryshme indikatorët e luftës kundër kriminalitetit, kanë patur përmirësim drastik, më i miri në këto 33 vite.
Meqenëse u përmend njëri prej tyre, vrasje me dashje nëse në 2012 kishte 125 vrasje me dashje, në 2023 kemi, gati 3 herë më pak, 35 vrasje. Kjo është një rënie drastike më e dukshmja në të gjitha vendet e BP.
Pavarësisht shumëfishimit të numrit të mjeteve në këto 10 vite, se janë dyfishuar mjetet në pronësi por shumëfishuar ata që vijnë si turistë janë përgjysmuar humbjet e jetëve për shkak të aksidenteve, 334 jetë të humbura në 2012, janë 191 në 2023. Pritshmëritë janë pozitive në 2024.
Besueshmëria e publikut, nëse në 2013 ishte vetëm 1 në 3 qytetarë, pra 37 %, sot jemi në 72 %, më shumë se 7 në 10 e shohin Policinë e Shtetit si institucionin më të besuar në vend, kjo falës punës së shkëlqyer dhe rezultateve.
Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi. Sfidat e rendit dhe të sigurisë nuk janë më ato të 10 viteve më parë. Jetojmë në një moment të ri sfidash. Një element është thelbësor, numri tejet i lartë i vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë, nëse kishim 10 mln të huaj në 2023, dhe 2.8 mln mjete me targa të huaja, në 2024 pritshmëritë janë më të larta. Atëherë na duhet të përgatitim PSH për sfidat e reja, si krimi kibernetyik, marrëdhënia me komunitetit, dhunën me bazë gjinore, seksuale, etj.
Nisma ishte një hap i rëndësishëm sepse ka të bëjë më angazhimin, pa dallime politike, në rrugën drejt anëtarësimit drejt BE, për detyrimet për forcimin e shtetit të së drejtës.
Kjo nismë forcon kapacitet e PSH, në fushën e rendit e sigurisë, me luftën kundër krimit në vend, ndërkufitar dhe në nivel ndërkombëtar.
Vlen të theksoj se iniciativat e ndryshme ligjore, kanë ardhur nga vetë PSH, për çështje që duhen adresuar, për të konsoliduar përvojën dhe përgjigjur sfidave të kanë dalë apo që dalin në vijim, shtuar dhe sfidën Shqipëria 2030, si vend anëtar i BE-së.
Policia është një agjenci ligjzbatuese e pavarur, autonome, e vetëdijshme dhe e ndërgjegjësimit se ka vend për të përmirësuar.
P.ligji që keni para është një sipërmarrje e përgjegjshme e iniciuar në shtator 2023. Procesi i hartimit të tij i është nënshtruar një qasje të strukturuar e shtrirë në kohë, sistematike, me vetë PSH, institucionet e tjera të varësisë, me partnerët që asistojnë MB, bazuar në analizën e e brendshme, gjithçka e mirë e ligjit është përforcuar.
Janë analizuar bazat ligjore të disa vende si Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë etj., me eksperienca të ngjashme të organizimit të ngjashëm të shtetit.
Ka kaluar një proces konsultues edhe me institucioneve të pavarura dhe organizata të shoqërisë civile etj.
Janë marrë në konsideratë analizat e nevojave për reformim të adresuara drejt PSH dhe MB, por edhe gjetjet e partnerëve tanë.
Janë lexuar rekomandimet e progres-raporteve të BE, të OSBE–ODIRH, por edhe raporte të tjera, të vendeve që monitorojnë Shqipërinë.
Iniciativa ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe institucioneve të pavarura.
Ky p.ligj do të na mundësojë krimin e kapacitete të munguara në PSH, forcojnë strukturat aktuale, eliminimin e veprimtarive korruptive, një nga prioritetet e mia.
Policia pranë komuniteteve është fryma e ligjit.
Ligji përmirëson organizimin e PSH, proceset dhe procedurat e brendshme, garanton ecjen në karrierë të punonjësve të Policisë. Legjislacioni aktual nuk i ka dhënë mundësitë reale të bëjnë një karrierë të pa ndikuar nga aktorë të tjerë, veç meritokracisë. Ndaj kemi ardhur sot në Kuvend, kërkojmë të marrim mbështetjen tuaj se përafrojmë karrierën brenda PSH me standardet më të mira të BE.
Sapo ne ta miratojmë zyrtarisht do t’ia dorëzojmë edhe Kosovës, që na kanë kërkuar ligjin si model, sepse kemi një plan A, anëtarësimin në BE, nuk kemi plan B.
Përmirësojmë rekrutimin, duke rregulluar një gabim në heqjen e sistemit ‘Bachelor’.
Ligji përmirëson emërimet në pozicionet drejtuese. Gjej rastin ti falënderoj një për një, anëtarët e Komisionit, nga Kryetari, nënkryetari për mbështetjen e dhënë për PSH.