Drejtuesi Politik për Diasporën dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sipërmarrësin e njohur, Muharrem Salihun i cili ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit në dy provinca: Venezia dhe Treviso në Itali.

Balla u bën thirrje shqiptarëve që ta mbështesin duke u kujtuar se bashkimi bën fuqinë.

“Muharrem Salihu një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit, në dy Provinca: Venezia dhe Treviso. Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet e rëndësishme për rajonin. Bashkimi bën fuqi, thoshte heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu🙏 Ftoj bashkëatdhetarët të mbështesin Muharrem Salihun” shkruan Balla.

Muharrem Salihu nga Medvegja është president i Confimprese Venezia dhe një nga sipërmarrësit më të njohur shqiptarë në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu