Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka pritur sot në Kuvendi i Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata.

Gjatë takimit, Balla ka vlerësuar kontributin e Shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

“Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës Ardhmëria në Britaninë e Madhe aktivistin e palodhur Lutfi Vata. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar” shkruan Balla.

Takimi u vlerësua si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe organizatave të diasporës, me fokus të veçantë arsimin, kulturën dhe përfshirjen aktive të shqiptarëve jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu