Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon kujtimin e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter. Në mesazhin e tij në librin ngushëllues të ambasadës së SHBA në Tiranë, Balla e nderon presidentin e 39-të të SHBA si një burrë shteti që angazhohej për zgjidhjen paqësore të konflikteve.

yacht hotel sarande

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James “Jimmy” Carter, do të kujtohet gjithmonë si një president i përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve paqësore të konflikteve ndërkombëtare, në promovimin e vlerave demokratike të të drejtave njerëzore dhe zhvillimit ekonomik e social. U prehsh në paqe!” përfundon mesazhi i ministrit Balla për ndarjen nga jeta pak ditë më parë të presidentit të 39-të të SHBA.

Jimmy Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri në vitin 1981, vdiq në shtëpinë e tij në Georgia më 29 dhjetor 2024. Gjatë presidencës së tij, Carter nënshkroi marrëveshjet historike të paqes mes Izraelit dhe Egjiptit në Camp David në vitin 1978, një nga arritjet më të mëdha të politikës së jashtme amerikane në përpjekjet shumëvjeçare në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu