Deputeti Agron Shehaj dhe ish- ministri i Brendshëm Taulant Balla janë përplasur në lidhje me mbetjet e rrezikshme që dyshohen se janë brenda kontejnerëve në Portin e Durrësit.

yacht hotel sarande

Agron Shehaj: Kjo gjë nuk ju takon më ju, tani i takon prokurorisë. Ju lejuat që 102 kontenierë me mbetje toksike të trafikoheshin nga porti i Durrësit. Nuk duam të dimë më asgjë prej jush, ju nuk na jepni dot asnjë informacion.
Dhe nëse do na jepni do gënjeni se do mbroni veten tuaj, ne sot presim të dimë të vërtetën nga prokuroria. Presim që ju mos të pengoni prokurorinë. Ju lejuat trafikimin e mbetjeve, lejuat që të ngrihej një skemë midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Tajlandës.
Tani ju thoni ka nevoj për kohë! Arsye për të penguar hetimin mund të gjeni sa të doni dhe për këtë nuk e kemi fare merak. Këtë aftësi e keni. Dhe lërëni këto broçkullat.
Ka një urdhër që ka 5 ditë që ka dalë nga prokuroria dhe kërkon sekuestrimin dhe vendosjen në kontroll të mbetjeve toksike që janë jashtë portit të Durrësit dhe duhet të veproni sa më shpejt, sepse kur keni patur nevojë ju i keni bërë brenda pak orësh.

Taulant Balla: Erdhe si zbulim i Lulit këtu, mbërrite si një prej zbulimeve më të shkëlqyera të tij. Nuk po hyj në të tjera… The se prokuroria dyshon se janë mbetje toksike. Zotrote deklarove se janë mbetje toksike.

Unë kam për detyrë si ministër i kësaj qeverie të besoj tek prokuroria dhe t’i shpreh mbështetjen dhe të mos ndikohej nga deklarata çapaçulash, kohë kjo që ka mbaruar.
Çfarë dreqin ke që vjen këtu e flet kështu? Tu dhanë arsyet se përse nuk është zbatuar ende urdhri i prokurorisë. Të duket vetja si personazh TikToku se është një punë që e bën mirë. Akuzat i ngre Prokuroria jo ti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu