Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përkujtoi sot qeverinë e parë shqiptare në 144-vjetorin e krijimit të saj nga Lidhja e Prizrenit.

yacht hotel sarande

“144 vite më parë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi një hap të guximshëm drejt shtetformimit, duke krijuar Kuvernën e Përkohshme – qeverinë e parë shqiptare në rrugën e gjatë drejt pavarësisë. Me në krye Ymer Prizrenin, ata i dhanë zë aspiratës për një Shqipëri të lirë dhe sovrane, për t’u përballur me pushtuesit dhe padrejtësitë e fuqive të huaja.”

Balla bën thirrje ta kujtojmë gjithmonë me nderim Lidhjen e Prizrenit dhe atdhetarët që e themeluan atë. Në fillim të vitit 1881, Lidhja e Prizrenit – me në krye Ymer Prizrenin – duke parë tentativat e Portës së Lartë për të thyer rezistencën shqiptare, e shpalli veten si qeveri të përkohshme, ndërsa krijoi një ushtri prej 20 mijë vetash që komandohej nga Sulejman Vokshi. Qeveria e Lidhjes e mori nën kontroll gjithë hapësirën e Kosovës, po ashtu edhe Shkupin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu