Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka komentuar çështjen e legalizimeve, duke krahasuar rezultatet e qeverisë aktuale me ato të periudhës së qeverisjes demokrate.

Sipas Ballës Partia Socialiste në 12 vjet ka bërë 12 herë më shumë legalizime se në kohën e Bufit (Berishës) dhe Shaban Memisë.

“Dëgjova bufin (Sali Berishën) të flasë për legalizimet. Apo dhe këtu muhabet tavani, apo të kujtua Shabani?”, ironizoi Balla. Ai theksoi se kur socialistët morën pushtetin, ishin kryer vetëm 22 mijë legalizime, ndërsa deri në fund të vitit 2024 ky numër ka shkuar në 270 mijë.

“Legalizimet, një hall tjetër i madh, por besoj që edhe këtu dimë ta bëjmë dallimin. Për 8 vite të Saliut në pushtet, që erdhi në 2005-ën me kartën e legalizimeve, u bënë 22.000 legalizime në Shqipëri në 8 vite. Tani, sa janë bërë në 12 vite? 270 mijë” deklaroi Balla në një takim elektoral, duke thënë se kjo shifër është gati 10-12 herë më e madhe se ajo e PD-së.

Sipas tij, me ritmin aktual, të gjitha legalizimet e mbetura pritet të përfundojnë deri në vitin 2028.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu