Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Koha më ka dhënë të drejtë.

yacht hotel sarande

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka finalizuar gjashtë operacione kundër kultivimit të lëndëve narkotike 📍Durrës, Vlorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Pukë, me tetë shtetas të arrestuar në flagrancë duke vaditur e prashitur bimët narkotike. Pres nga Policia e Shtetit që viti 2024 të shënojë fundin e këtij fenomeni, ndërsa nxis qytetarët të na ndihmojnë me sa më shumë informacion ndaj çdo veprimtarie të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu