Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit që lidhen me organizimin e komisioneve parlamentare.

Në deklaratën e tij, Balla u shpreh se nuk gjen asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës në komisione të përhershme dhe vendimit të dhënë nga Gjykata.
“Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe çështjen e ‘të drejtës së shprehjes’, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë”, u shpreh ai.
Reagimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e një të pestës së deputetëve dhe vendosi shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025 të Kuvendit, duke konstatuar shkelje të procedurës së përshpejtuar dhe cenim të parimit të demokracisë përfaqësuese, të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve.

Megjithatë, Balla theksoi se Kuvendi duhet ta vazhdojë punën me ndarjen aktuale të komisioneve, të cilat do të rimiratohen së bashku me ndryshime të tjera që pritet të depozitohen në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu