Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë pamjet nga takimi me një delegacion të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, duke theksuar mbështetjen e gjerë politike që Shqipëria gëzon në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se është “gjithmonë kënaqësi” të takohet me kolegët eurodeputetë, ndërsa nënvizoi se grupet kryesore politike në Parlamentin Europian mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

 

“Grupet politike kryesore në Parlamentin Europian mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030 ”,e mbyll Balla postimin në rrjete sociale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu