Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për njësinë 5, Taulant Balla, ka ndarë pamje nga faza e dytë e punës për sistemimin e hapësirave publike, që vjen pas pastrimit dhe çlirimit të tyre: gjelbërimi.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Balla shihet së bashku me punonjësit e bashkisë duke mbjellë pemë në një zonë urbane, si pjesë e nismës për ta kthyer çdo hapësirë të çliruar në një mjedis të gjelbër dhe të pastër.

“Pas çlirimit apo pastrimit të hapësirave vjen faza e dytë: gjelbërimi. E meriton edhe ‘Komuna’ një shesh me pemën e Krishtlindjes,” shkruan Balla në postimin e tij.
Iniciativa synon përmirësimin e cilësisë së jetës në qytete përmes mbjelljes së pemëve, shtimit të gjelbërimit dhe krijimit të hapësirave komunitare për festat e fundvitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu