Në hapje të takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.

Balla gjithashtu u tha bashkatdhetarëve se nëse duan një qeveri në Shqipëri që të vazhdojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Kryeministrit Edi Rama.

“Natyrshëm që një nga ndalesat e këtij turi falënderimesh për një numër historik bashkatdhetarësh të regjistruar për të dhënë votën e tyre më 11 maj do të përfshinte Athinën. Plot 65 mijë bashkatdhetarë janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë evropiane, për t’i dhënë mundësinë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që më 11 maj jo vetëm të marrim një mandat për të qeverisur, por të marrim një shumicë për të çuar përpara reforma të rëndësishme. Motra dhe vëllezër këtu në Athinë, ju e dini fare mirë se nëse doni një qeveri në Shqipëri që të vazhdojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Edi Ramës.”

Balla tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.

“Shumë prej jush na pyesin gjithmonë dhe na thonë: Kur do ta mbyllim marrëveshjen për njohjen e pensioneve? Dhe unë po ju them sot këtu, bashkë me kryetarin Rama, bashkë me kryeministrin, siç mbyllëm 16 marrëveshje në këto 12 vite me 16 vende për të njohur pensionet, do ta mbyllim brenda këtij mandati të ri edhe marrëveshjen për pensionet me Greqinë.

Dhe këtu mund të bëj edhe një krahasim. E dini sa marrëveshje për njohje pensionesh bëri Bufi në 8 vjet? Vetëm 2. Vetëm 2 marrëveshje bëri Bufi. Ndërkohë, sa herë më shumë i bie 16 krahasuar me 2, ë Luli? 8 herë.”

Balla falënderoi të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë evropiane dhe për t’i dhënë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që më 11 maj jo vetëm të marrin një mandat për të qeverisur, por të marrin një shumicë për të çuar përpara reforma të rëndësishme.

“Këto 65 mijë zemra që janë regjistruar për të votuar më 11 maj duhet të jenë si kjo salla sot, as majtas, as djathtas, por mu në qendër. Aty është një 5 e bukur shumë. Votoni numrin 5, aty lexon Partia Socialiste dhe Edi Rama. Të tjerët nuk vlejnë fare. Vetëm pesën!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu