Në seancën e sotme, Ministri i Shtetit, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të heqë dorë nga “nxirja” e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, siç iu referua ai rastit të fundit, kur kreu i PD-së, Berisha, denoncoi Shqipërinë tek eurodeputetët, duke kërkuar edhe bllokimin e negociatave.

“Hiqni dorë nga ai turpi i madh, se do të vazhdoni të zhyteni edhe më shumë. A e keni kuptuar? Vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha e diasporës ishte një vlerësim për punën e Edi Ramës në qeverisje dhe një ndëshkim për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjithë këto vite. Del një që paguhet me taksat e shqiptarëve, deputet i Kuvendit, dhe shkon atje duke bërtitur: ‘narko-shteti, narko-shteti’! Latë nam! Duhet t’ju vijë turp, sepse ky vend është i përbashkët, dhe shqiptarët për budallenj nuk i bëni dot.”

Balla i bëri thirrje opozitës:
“Keni mundësinë e artë që, duke reflektuar mbi gjithë sjelljen që keni pasur në 12 vitet e fundit, të paktën nga shtatori e tutje, të ulemi dhe të punojmë së bashku për këtë moment historik. Opozita ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces. Dhe i duhet patjetër të reflektojë për t’u bërë pjesë e tij.”

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se raportuesi Schieder, në një fjali të vetme, e quajti Shqipërinë me krenari vendin e parë që vrapon për t’u bërë anëtar i BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu