Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori fjalën në foltore për të kërkuar diskutimin e marrëveshjes me Bankën  Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, lidhur me një projekt për përmirësimin e shëndetësisë, si pikë e rendit të ditës në kuvend.

Më tej duke iu përgjigjur debateve të nxitura nga opozita gjatë seancës për opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhacka, ministri Balla  dha këndvështrimet e tij.

yacht hotel sarande

“Nuk mbaj mend që të ketë ardhur një opinion nga Komisioni i Venecias, që humbësit ta kenë konsideruar si fitore. Për shkak të matematikës 59-a juve ju duket më e madhe se dyshi. Kur në 59 paragrafe “Venecia” thotë kanë të drejtë ata që që kanë vendimarrjen, ju thoni ai votim ku ne kemi marrë pjesë, është i pavlefshëm. Po të kishit të drejtë kur u mblodh kuvendi, ju do kishit marre fjalën dhe do thonit:  të zbatojmë vendimin e gjykatës dhe jo të shkojmë në votim” tha Balla.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi se maxhoranca fabrikoi një opionion tjetër, ministri tha se: Komisioni i Venecias ka shkruar e zeza mbi të bardhë se parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por thotë se është në gjendje të votojë për çështje që janë brenda kompetencave të veta. Kuvendi ka votuar brenda kompetencave që i përcakton kushtetuta dhe këtë e thotë Komisioni i Venecias.

“Ju thoni që një ditë bukur të ngrihet gjykata dhe t ‘i thotë kuvendit: ju mos votoni më ligje. Ku gjendet e drejta e nje gjykate t’ i imponohet e të hyjë në kompetenca e kuvendit dhe ndaj ju mirkuptoj. Ia keni marrë dorën dhe ju ka ngelur nga ish-udhëheqësi i partisë që ju çdo humbje e konsideroni një fitore dhe në raste te tilla thuhet: fitore paçi gjithmonë,sa herë të keni mundësi”  deklaroi ministri.

Balla u kujtoi deputetëve opozitarë se opinioni  vjen mbi bazën e  pyetjeve që i shkojnë

“Ndoshta s’ i keni lexuar pyetjet. Lexojini dhe pastaj bëjini derman edhe Asllanit se u e bëmë si teater kukullash” tha Balla duke iu referuar veprimeve të deputetit Dogjani gjatë kohës që ministri fliste në foltore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu