Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u bën thirrje emigrantëve të regjistrohen në këto orë të fundit që kanë mbetur deri mesnatën e 4 marsit.

 

Balla deklaron se të gjithë zgjedhësit të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim për votim nga jashtë mund të komunikojnë me KQZ për të zgjidhur problemin.

 

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM. EDHE 30 orë KANË MBETUR. TË GJITHË ZGJEDHËSIT NGA JASHTË, KËRKESA E TË CILËVE ËSHTË REFUZUAR NË PER mund të rezervoni një telefonatë shpjeguese me KQZ Shqipëri duke zgjedhur orarin në linkun:

 

www.kqz.gov.al/rezervo2

 

Apliko & Riapliko në PER deri më 4 MARS 2025!” thuhet në postimin e Ballës në rrjete sociale.

 

Deri në ora 17:30 të ditës së parafundit të regjistrimeve për diasporën ishin regjistruar mbi 221 mijë bashkatdhetarë, ndërsa kërkesat e refuzuara ishin mbi 42 mijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu