
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, fton bashkatdhetarët në Greqi që të marrin pjesë në Panairin e Punës që zhvillohet nesër në Athinë.
“Përshëndetje nga Sheshi “Omonia” në Athinë, ku në fillim të viteve ‘90 shqiptarët e kishin vendtakim për të gjetur punë dhe takuar me njëri-tjetrin. Nesër vendtakimi është në Technopolis në Gazi në panairin për bashkatdhetarët “Puno & Jeto aty ku ke zemrën”, në Shqipërinë tënde,” shprehet Balla në një video-mesazh nga Athina.
Balla e cilëson një takim të veçantë, ku zemra dhe mundësitë bashkohen përmes ofertave të punës në sektorë të suksesshëm në Shqipëri, si ndërtimi, aviacioni, turizmi dhe bujqësia. Mund të gjeni një mundësi të re, një fillim të ri në Shqipërinë tonë të përbashkët!
Ai i fton shqiptarët që të mos mungojnë.
“Ju ftoj të jemi të gjithë bashkë, nesër në ora 9, në Gazi, Technopolis, të dashur bashkatdhetarë që jetoni në Athinë, Attiki apo në zona të tjera këtu përreth Athinës.”
I pranishëm në këtë panairi do të jetë nesër edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.