
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me strukturat socialiste në Njësinë nr. 5 të Tiranës, zonë ku është caktuar të angazhohet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ndau mesazhin e tij për vizionin Tirana2030, duke deklaruar se 9 nëntori 2025 do të jetë një datë historike.
“Më 9 Nëntor 2025, Tirana voton për herë të parë në historinë e vet një zonjë në drejtimin e bashkisë, prej kur u shpall kryeqyteti i shqiptarëve.”
Sipas Ballës kryeqyteti i Shqipërisë po ecën drejt një etape të re.
“Kryeqyteti i Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian nuk është më një ëndërr, por një stacion drejt të cilit bashkia më e madhe shqiptare po ecën. Ka ardhur koha që në 5 vitet e ardhshme kjo bashki e madhe, me shumë punë dhe sfida, të drejtohet nga një grua me eksperiencën e duhur qeverisëse si Ogerta Manastirliu,” – u shpreh Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Bashkë me Nikon dhe Erionin, Letën dhe Edisonin, filluam sot punën mej super-socialistët, patronazhistët dhe progresistët e Njësisë 5, shprehet Balla, duke shpallur objektivin 20.000 vota më shumë.