Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, vizituan sot institucionet e arsimit parashkollor në Kamëz, ku mbi 5 700 fëmijë ndjekin çerdhe dhe kopshte me standardet më të larta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla është shprehur se sot kushtet në çerdhe dhe kopshte janë sipas sandardeve të kërkuara.

“Godina të reja, edukatore të përkushtuara, ushqim cilësor dhe përkujdesje shëndetësore”, shkruan Balla.

Sipas Ballës, këto institucione janë ndërtuar dhe rikonstruktuar për të ofruar kushte optimale për zhvillimin e fëmijëve, duke përfshirë ambiente moderne, staf të kualifikuar dhe shërbime të përmirësuara.

Investimet në këtë sektor synojnë jo vetëm përmirësimin e kushteve fizike, por edhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve, duke i dhënë prioritet brezit të ri si themel i së ardhmes së vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu