Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, zhvilloi një takim me drejtuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Selanik. Në takimin e zhvilluar në shtetin fqinj, Balla foli për rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në ruajtjen e kulturës kombëtare, duke theksuar se shoqatat kanë ndihmuar në integrimin e bashkëkombësve dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Shoqatat dhe diaspora shqiptare në Greqi kanë luajtur një rol kyç për të ndihmuar bashkëkombësit të integrohen, duke ruajtur njëkohësisht kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar. Të gjithë ju që jeni këtu përfaqësoni jo vetëm organizata, por mbi të gjitha përfaqësoni rrënjët tona, identitetin tonë dhe lidhjet që kemi ndërtuar ndër vite. Angazhimi juaj i përditshëm dhe përkushtimi i pakursyer janë një shembull për të gjithë ne”.

yacht hotel sarande

Balla tha se në kuadër të iniciativave ligjore të qeverisë, mësuesit që japin mësim në Gjuhën Shqipe në diasporë do të paguhen për kontributin e tyre, gjë e cila sipas tij, është një hap të rëndësishëm për të kompensuar neglizhimin e viteve të fundit. Drejtuesi Politik i PS për Diasporën shprehu mirënjohje ndaj shtetit grek për mikpritjen që ka thelluar miqësinë mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjes së ndërsjellë./Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu