Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë kryeministri Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me sqarimin nëse Gjykata ka tejkaluar kompetencat e saj me vendimin për pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balla tha se Gjykata ka marrë një vendim që tejkalon Kushtetutën e vendit, pasi nuk ka një ligj që njeh emërimin, shkarkimin dhe pezullimin e ministres.

“Po ju them me bindje të thellë se kur ka dalë vendim kam menduar se ka qenë një lapsus, sepse nuk ka qenë në mendje se mund të ketë gjyqtarë në Shqipëri… sepse i është referuar një ligjin që nuk e tejkalon dot Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese përgjigjen e ka të qartë të Kushtetuta, deputeti nuk pezullohet dhe as ministri nuk pezullohet. Nuk ka nj vend në botë që të ketë ministri emërohet, shkarkohet dhe pezullohet. Një gjyqtarë nëse do të duhet të marrë një v endim për të pezulluar një gjyqtarë tjetër, nuk e bën dot vetë. Këtu ka vetëm një zgjidhje Gjykata Kushtetuese duhet të thotë që kushtetua të pasurohet edhe me pezullimin, ose siç e shoh unë, sikurse deputeti ministri nuk pezullohet. Kur ka ndodhur akti i pezullimit, ministres koleges time i është hequr dhe e drejta të delegojë punën te dikush tjetër. Në rastin që jemi kryeministri është në pamundësi që të delegojë asgjë, pasi është id detyruar që delegimet t’i bëjë të zëvendëskryeministri.”-tha Balla.

Duke u nisur nga kjo deklaratë, Balla tha se edhe për rastin e kryetarit të PD, Sali Berisha të cilit iu bllokua pasaporta Gjykata Kushtetuese nuk bëri një interpretim të ligjit. Sipas tij, edhe Berishës iu kufizua liria në një kohë që ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Unë jam besnik i parimit që liria e një deputeti në të gjithë ofrmat e saj, nuk mund t preket pa u shprehur Kuvendi. Unë jam personi që kam bërë kallëzimin për personin në fjalë. Por mund të them se në rastin në fjalë në gjykimin tim Gjykata nuk ka dhënë interpretimin më të mirë se edhe heqja e pasaportës është një kufizim lirie…”-tha Balla./opinion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu