Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikoi me deputeten demokrate Jorida Tabaku lidhur me pr/ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilin është punuar 5 vjet dhe i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Ju keni merak sepse Komisonieri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ai shqiptar mund ta përdorë këtë ligj nëse ato shpërdorohen nga rrjete të caktuara, apo po i dilni në mbrojtje Tik Tok dhe META-s, jo atij Metës” tha Balla, i cili sqaroi se ky ligj ka marrë 100% konfirmimin e Komisionit Evropian.”
“Unë si qytetar jo vetëm e mbështes, por është gjëja e duhur në këtë moment kërcënimi nga keqpërdorimi jo dashamirës i rrjeteve sociale dhe puna që po bëhet në komisionin kundër dezinformimit është puna e duhur” tha ai.
Balla solli shembull atë çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale rumune, një shembull sipas tij që tregon se përmes algoritmeve të caktuara, rrjetet sociale mund të kthehen në instrument të ndikimit në procese demokratike, të faktorëve të huaj.
“Opozita që ia ka marrë dorën humbjes së zjedhjeve duhet ta konsiderojë një aspekt pozitiv” tha ai.
Duke u ndalur në procesin zgjedhor të 11 majit, ministri Balla i kërkoi opozitës të bashkojë votat për t’u siguruar emigrantëve pagesën e shërbimeve postare për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit.
“Motrat e vëllezërit tanë në diasporë e kanë të qartë gjykimin, e dinë që duhet votuar Edi Rama dhe PS në 11 maj. Se ka ikur koha që 12 vite më parë e kishin turp të thoshin janë shqiptarë” tha Balla.
“Pashë udhëheqësin tuaj që kërcënoi ambasadat e diplomatë dhe i bëri thirje militanëteve të godasin me vezë dhe domate diplomatët. Kemi bërë një kallzim për këtë çështje, prisni rezultatet.
Por është e turpshme dhe e papranueshme që një njeri që ka qenë president, kryeministër i këtij vendi dhe non grata në fund, të mos ketë kuptuar që shërbimi diplomatik është i depolitizuar dhe përfaqëson kombin shqiptar, por ajo që ka nevojë ky proces historik është dakordësia që ju duhet të jepni, për shkak se PS nuk i ka 84 vota që të mundësohet ndryshimi i kodit zgjedhor sa i përket afateve të regjistrimit të kandidatëve, siç ka kërkuar KQZ-ja, për të mundësuar dërgimin në kohë të fletës së votimit te të gjithë ata qytetarë shqiptarë që do regjistrohen me shumicë në 11 maj.” deklaroi ministri Balla duke iu referuar deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu