Turneu i Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vazhdoi në Itali me një ndalesë në Saluzzo, një qytet të vogël por me një komunitet të konsiderueshëm shqiptar, të cilëve deputeti socialist u kërkoi që të marrin pjesë të gjithë në zgjedhjet e 11 majit.

yacht hotel sarande

 

“Duhet t’i shfrytëzojmë këto takime, por kjo nuk mjafton. U takuam, diskutuam, por në fund duhet të shkojmë të marrim telefonin, kompjuterin, të regjistrohemi dhe të kemi një pjesëmarrje kaq mbresëlënëse,” u tha Balla shqiptarëve të mbledhur në sallën e takimit në Saluzzo.

 

Gjatë takimit, ai u tregoi emigrantëve për Paketën e Maleve, nisma ligjore e qeverisë për investim në turizmin malor duke shndërruar pronat në agro-turizëm.

 

“Duam shumë që ata prej jush që kanë bërë sukses të vijnë të investojnë në Shqipëri. Paketa e Maleve është pa dyshim një instrument i ri që synon të zhvillojë zonat tona kodrinore dhe malore, nisur nga një eksperiencë tanimë në Shkodër apo të gjitha qarqet malore. Ne e kemi miratuar në qeveri dhe do ta ratifikojmë në parlament, për t’i garantuar çdo banori në zona malore që tokën e vet, shtëpinë e vet, ta bëjë me letra me 1 euro, të certifikosh të gjithë pronën tënde që ti ke. Takova dy vetë që e kanë filluar tanimë dhe po ia shohin kimetin” deklaroi Balla.

 

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën bëri një paralelizëm me futbollin, duke thënë se Partia Socialiste është Interi i Serisë A, ndërsa të tjerët janë në kategori më të ulëta.

“Nuk ndërrohet shoferi në rrugë, jemi nisur ta çojmë Shqipërinë në BE dhe një gjë është e sigurt, do të bëhet brenda mandatit tonë të katërt, me Edi Ramën në krye”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu