Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë sot në homazhet zyrtare që u zhvilluan në Pallatin e Kongreseve, në nder të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Pasi ngushëlloi familjen Balla bëri edhe një reagim në rrjete sociale duke kërkuar masa të forta për të parandaluar ngjarje të tilla dhe për të garantuar sigurinë e magjistratëve dhe të institucioneve të drejtësisë.

“U prehtë në paqe. Kjo ngjarje e rëndë kërkon me urgjencë ashpërsimin e politikës penale kundër armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu duhet të merren masa për rritjen e sigurisë së brendshme të prokurorive dhe gjykatave,” – shkroi Balla.

Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja u zhvilluan me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të drejtësisë, politikës dhe institucioneve shtetërore, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit duke nderuar kontributin e tij në sistemin gjyqësor shqiptar, përpara se arkëmorti të nisej për t’u prehur në banesën e fundit, në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu