Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbështet kandidaturën e Ogerta Manastirliut për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Në një postim në rrjete sociale përbri fotos me Manastirliun mbrëmjen kur Partia Socialiste mbylli fushatën në maj, Balla e cilësoi këtë moment si historik, duke theksuar se për herë të parë, më shumë se një shekull pas shpalljes kryeqytet, Tirana do të drejtohet nga një grua kryeqytetase.

“Tirana2030 për herë të parë, ca më shumë se një shekull nga shpallja kryeqytet, Tirana do të drejtohet nga një gocë tironse, me eksperiencë dhe përkushtimin e duhur, si Ogerta Manastirliu” shkruan Balla.

Ky reagim vjen pas zyrtarizimit të kandidaturës së Manastirliut nga Partia Socialiste në asamblenë e PS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu