Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ishte në Vorë ku u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Partisë Socialiste, me fokus forcimin e strukturave të partisë në këtë bashki.

Përmes një postim në rrjetet sociale Balla theksoi se Vora dhe Kashari, përbën një nyje kyçe ku ndërthuren korridorët kryesorë dhe operojnë kompanitë më të mëdha. Ky dimension ekonomik, sipas Ballës, është themeli mbi të cilin do të ngrihet zhvillimi i kësaj bashkie në vitet në vijim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkia Vorë është një zonë ekonomike e rëndësishme, bashkë me Kasharin, ku ndërthuren korridorët kryesorë dhe ku operojnë numri më i madh i kompanive në vend. Ky dimension ekonomik është bazë e zhvillimit të kësaj bashkie në vitet në vijim #SHQIPËRIA2030.
Me Asamblenë e PS Vorë çelëm procesin e forcimit të strukturave tona në këtë bashki”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu