
Fushata zgjedhore duket se nuk sjell vetëm premtime, por edhe… çudira matematikore. Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, nuk i kurseu thumbat për Adriatik Lapajn, i cili në një nga daljet e tij “elektorale” u ngatërrua keq në llogari, duke bërë 280 + 80 = 320!
Balla, duke mos humbur rastin për t’u tallur hedh llogarinë e duhur në një postim.
“Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj.”
Lapaj, i zënë në faj, tentoi të mbrohej dhe reagoi me një koment në këtë postim:
“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund! Pse e ke prerë?”
Por Balla nuk e la me kaq dhe i hodhi Lapajt një tjetër “provim të vogël”:
“Pa e zgjidhur pa ndihmën e bufit (Saliut): këto 6 milionë dollarët që po japin këta ‘patriotët’ për t’i hequr non-gratën Saliut, për sa muaj duhen paguar, nëse kësti është 250 mijë dollarë në muaj?”
Në fund, Taulant Balla i kujtoi Lapajt edhe aventurat financiare të Lulzim Bashës në vitin 2017:
“E mban mend kështu tha dhe byrazeri Lul: ‘M’i kanë paguar shqiptarët e Amerikës’, po në fund na dolën ca guacka, dhe brenda guackave llum i madh shumë! A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto!”
Ky reagim i Ballës është më i fundit në radhën e ironive që ka shkaktuar seria e gafave që opozita po bën në këtë fushatë, në garë me kohën për të premtuar (gënjyer) sa më shumë.