Ministri i Shtetit, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i ashpër ndaj opozitës, duke e cilësuar si të “mallkuar” nga figura e Sali Berishës dhe duke theksuar se ai nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje në mënyrë të drejtë.

“Ju keni një mallkim të madh që e ka emrin Sali Berisha. Jeni turrur tani të bëni pis Shqipërinë.”

Balla iu referua një dokumenti të dërguar nga një eurodeputet që, sipas tij, iu shpërnda partnerëve ndërkombëtarë nga Berisha:

“Më dërgoi një miku im eurodeputet një copë letër që jua jepte Saliu atje dhe thoshte: ‘Bllokoni negociatat me Shqipërinë, mos hapni më kapituj.’ Për çfarë ta kushtëzojë BE anëtarësimin? Se nuk ju pëlqen juve rezultati?”

Ai rikujtoi deklaratat e Berishës në kohë të ndryshme, duke ironizuar sjelljen e tij pas humbjeve zgjedhore:

“Kryeministër në detyrë në 2013 dilte në konferenca dhe thoshte ‘më vodhën zgjedhjet’, ‘aleanca e qelbësirave’. Në 2015 mësoi Lulin: ‘Pas çdo humbje, lufta vazhdon’.”*

Balla theksoi se në këtë vend, Sali Berisha nuk ka fituar kurrë zgjedhje.

“Dhe ju kujtoj që ne ju kemi mundur në vota edhe në 2005 edhe në 2009. Pastaj, nga 2013 e në vijim, çdo vit ju kemi mundur më thellë. Mos e zbatoni nenin Basha, se edhe ai po të ishte vetë, nuk do ta zbatonte. Por ju lutem, del burri aty pak më i moshuar se babai im, po merreni, mbylleni në shtëpi, se turpëroi Shqipërinë me ato palaçollëqe që thotë kundër Shqipërisë, karteli, narkoshteti etj. Pranoni humbjen, hajdeni në shtator të nisim punën me komisionet e reformës zgjedhore, se ju e pengoni. Dhe sa i takon votave të diasporës, Flamur, kur të duash më thirr në interpelancë, por diaspora meriton një super falënderim për mbështetjen që i dha Shqipërisë në anëtarësimin tonë në BE.”

Në fund të fjalës së tij, Balla bëri thirrje për rikthim në normalitet dhe përfshirje në procesin e reformës zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu