Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla u ndal edhe një herë të sqaronte të pavërtetat që kanë shoqëruar  miratimin e  ligjit për barazinë gjinore dhe gjithë keqkuptimet që kanë shoqëruar diskutimin publik për të.
Balla theksoi se ligji për barazinë gjinore është deformuar në debatet politike dhe mediatike. “U tha se ky ligj ndryshon gjinitë, por kjo nuk është e vërtetë. Ligji përcakton qartë se gjinia, sipas tij, është roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas,” u shpreh ai.
Sipas Ballës, ligji ka një qëllim të qartë dhe praktik: të garantojë barazi reale mes burrave dhe grave në punësim, paga dhe përfaqësim publik.
Një nga shtyllat e ligjit, tha Balla, është barazia në pagë. Ai ngriti pyetjen nëse në Shqipëri gratë paguhen njësoj si burrat për të njëjtën punë: “Në sektorin privat, vajzat paguhen më pak vetëm sepse janë vajza, ndërsa një burrë në vendin e tyre e merr rrogën më të lartë.”
Një tjetër element thelbësor i ligjit, sipas Ballës, është mbrojtja dhe mbështetja e grave shtatzëna, lehonave dhe atyre që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara apo për të moshuarit në familje.
“Na duhej një ligj që t’u ofrojë atyre trajtim ndryshe. Nëse një grua punon 6 orë sepse duhet të kujdeset për një familjar me aftësi të kufizuara, ajo duhet të paguhet për 8. Këtë kemi shkruar në ligj,” deklaroi ai, duke e cilësuar këtë dispozitë si një akt human dhe social që vë në qendër rolin e grave si mbajtëse të familjes dhe të kujdesit shoqëror.
Në përfundim, Balla theksoi se ligji për barazinë gjinore është miratuar jo nën ndikim të jashtëm, por nga bindja se i shërben qytetarëve. “Ne nuk i bëjmë ligjet sepse na i kërkojnë ambasadorët. I bëjmë sepse i bëjnë mirë Shqipërisë. Shqipëria është më e mirë kur ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian,” u shpreh ai.
REAGIMI I PLOTË:
Doja të shtoja diçka për çështjen e ligjit për barazinë gjinore. Për mua personalisht, politikani apo politikania që mbetet model është Angela Merkel, ish-kancelarja gjermane. Për shumë arsye po, një prej mësimeve prej saj ishte në fund të fushatës zgjedhore të vitit 2017, pas një fushate të ashpër e cila ishte edhe e fundit për zonjën Merkel që nuk kandidoi më. Pasi po të kishte kandiduar, do të kishte fituar. Tha: beteja në këto zgjedhje nuk ishte më me programet dhe idetë, por me gënjeshtrën dhe dezinformimin. Dhe demokracitë, armikun më të madh që kanë sot, e kanë dezinformimin.
Unë,ndjehem me thënë të drejtën, i habitur – por më shumë me këto shoqatat të barazisë gjinore e drejtësisë gjinore, që marrin pjesë nëpër takime, çfarë s’bëjnë, harxhojnë nëpër restorante, hotele e pa fund kokteje. Dhe t’ju them të drejtën, nuk kanë bërë, pavarësisht se do të thonë “politikanët po i thonë shoqatës keni bërë detyrën, por unë jam pak i drejtpërdrejtë: ligji për barazinë gjinore fare nuk ka pasur lidhje me gjithçka që u tha e është tjerrur nëpër banaqe, nëpër studio, fare asgjë.
U tha se ligji për barazinë gjinore ndryshon gjinitë, thanë ca.
Ligji thotë: gjini, sipas këtij ligji, janë roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas. Ky është në ligj, e thënë në ligj.
E dyta, kam një pyetje – jo për ju, por për gjithë ata që na ndjekin: në këtë vend realisht këta namuzqarët mendojnë që gratë dhe vajzat e Shqipërisë trajtohen me pagë njëlloj në të njëjtin vend pune që bëjnë dhe burrat? Jo. Biem dakord apo jo? 70 për qind këtu janë vajza, e dinë. Nuk flas për sektorin publik, sepse sektori publik e ka. Sektorin privat. Ajo vajza atje, për të njëjtin vend pune, paguhet më pak vetëm pse është vajzë. Një burrë në vendin e saj e merr rrogën më të lartë. Dhe ky nuk është problem vetëm i Shqipërisë, ka qenë debat edhe në Bashkimin Europian.
Kolegët e mi në Parlamentin Europian, socialistët dhe demokratët, kanë bërë një luftë të madhe për të arritur për të pasur një dokument në parlamentin europian, për ta sanksionuar që për të njëjtin vend pune nuk ka rëndësi nëse je vajzë apo djalë, burrë apo grua – do të paguhesh njëlloj. Këtë thotë ligji që miratuam ne. E dyta, dhe jo vetëm barazim në punësim apo pagë, por edhe në përfaqësim.
Unë kam 21 vjet në Kuvend, por 30 vjet në politikë. Por të shkoje në Këshillin Bashkiak të Kukësit,kishte vetëm burra para 20 vjetësh, para 10 vjetësh. Se coptoheshin dhe partitë tradicionale dhe dilte Këshilli Bashkiak i Kukësit, vetëm burra. Po gratë e Kukësit, ku të dëgjohej zëri i tyre?
Dhe u desh të ndërhynim në Kodin Zgjedhor për të garantuar që në këshillat bashkiakë të Kukësit, Librazhdit, Tiranës e kudo, të jetë  50% me 50%. Po në Kuvendin e Shqipërisë? Në 2005-ën, kur kam hyrë për herë të parë,  10 vajza e gra ishin në kuvend gjithsej nga 140 mendimtarë të kombit. Dhe unë nuk jam as sot i kënaqur. Janë 5-6 herë më shumë vajza dhe gra se ç’ishin në 2005. Derisa të shkojmë 70 me 70, që duhet të jetë normale. Këtë e kemi bërë në ligj: kemi thënë 30% në këshill, 30% në parlament dhe e kemi në Kod, do vijë dita që do e bëjmë 50% me 50%, mendoj që është normale.
I dëgjoja edhe dëgjoj prapë që shiko “barra e provës” bërtiste një dijetar, parlamentar. Barrën e provës për çfarë?
Natyrshëm që unë e kam bindje për shkuar te ajo që tha:
Kur një burrë dhunon një vajzë, një grua barrën e provës duhet ta marrë ai s’ka pse ta ketë ajo, viktima. Këtë kemi thënë. Tani bërtisnin për barrën e provës dhe ngatërronin barrën e provës për treguar gjininë, domethënë t’ju them të drejtën, idiotësia njerëzore shkon deri në atë pikë që këtu flitet për dhunën me bazë gjinore, ai thotë për definicionin apo për kufizimin e gjinisë.
Dhe pastaj se këtu kam nevojë për ju.
Ligji flet për mbrojtje të grave shtatzëna.
Besoj që biem të gjithë dakord që na duhej një ligj që grave shtatzëna lehona, grave që kujdesen për njerëz me aftësi të kufizuara grave që kujdesen për një  të moshuar. A duhet ti ofrojmë ne një trajtim ndryshe?
Që të mos vijë në punë 8 orë, po të vijë 6 e të paguhet për 8,  e të që shkojë  në shtëpi të kujdeset edhe për atë familjarin që kanë shtëpi, me aftësi të kufizuar.
Këtë kemi shkruar në ligj.
Prandaj. Të gjitha këto them të drejtën pak i emocionuar për këtë pjesë se për këto flet ligji.
Këtu u krijua një dallgë e madhe, një histori e madhe për fat  të keq e morën dhe parti politike caktuara për ta shfrytëzuar ligjin si një top për të goditur tjetrin. Dhe prandaj thirrja ime për të gjithë qytetarët që na ndjekin është që Shqipëria, edhe për ta lidhur me atë që tha ambasadori.
Ambasador ne nuk i bëjmë ligjet se na thoni ju, që të jem i qartë për këtë pjesë. Ne ligjet, i bëjmë se i bëjnë mirë Shqipërisë.
Dhe ne e dimë fare mirë që Shqipëria jonë është më e mirë duke u anëtarësuar tek ju.
Po të paktën kjo shumicë qeverisëse që është në vend, padyshim që do të bëjë gjithçka nga detyrat e shtëpisë..po ne e bëjmë se kemi bindje që kjo i bën mirë Shqipërisë dhe sa i përket pjesës së monitorimit, raportet e delegacionit raportet e komisionit europian janë pasqyra më e pastër që mund të ketë një vend.
Nuk ka pasqyrë, nuk unë nuk njoh dhe më bën kaq shumë vite në këtë detyrë nuk njoh pasqyrë më të mirë sesa raportet e komisionit europian.
Këtë e thoshte edhe dikush që drejton sot opozitën.
Pra kur sa herë dilnin dhe kjo është e vërtetë dhe ne raportet e komisionit evropian i lexojmë me plot vëmendje.
U jemi shumë mirënjohës për ato që na thonë, por natyrshëm që edhe kuvendi i shqipërisë ka mekanizmat e vet të monitorimit.
Gjëja që nuk ka bërë mirë kuvendi ndër vite që Kryetari i kuvendit ka thënë që fjalëve të parë edhe unë si drejtues i grupit më të madh parlamentar, them që gjëja që duhet të bëjmë ndryshe në këtë legjislaturë të kuvendit është pjesa e kontrollit post legjislativ.
Pra në Shqipëri bën ligje të mira, por pjesa që lidhet me monitorimin e zbatimit tyre çalon, prandaj dua dhe tu garantoj për ligjin në fjalë që nuk do ngelet thjesht një ligj që është një ndër ligjet dhe po e them ligji që ka miratuar kuvendi ditën e enjte është një ndër ligjet më të mira të barazisë gjinore sot në Europe.
Por gjëja që mbetet është ta çojmë tek zbatimi.
Faleminderit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu