
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me ironi pas protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë, me pjesëmarrje të ulët.
Balla publikoi një foto me batutën:
“Sot nuk erdhën dot ca nga krushqit, ndoshta u lodhën në dasmën e javës së kaluar”
Një javë më parë, në protestën e parë të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë, Balla iu referua batutës së aktorit Besnik Çinari, duke shkruar:
“Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm!”







