Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sërish me nota tallëse ndaj protestës së opozitës të zhvilluar këtë të hënë përballë Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, duke e krahasuar atë me një histori që, sipas tij, ka kaluar nga “dasma” te “fejesa”, e më pas ka mbetur vetëm me “njerëzit e shtëpisë”.

“Eh si vajti kjo punë!? Po qeshnim me atë historinë e krushqve në dasëm në fillim. Pastaj krushqit erdhën për fejesë. Pastaj ngelën vetëm njerëzit e shtëpisë dhe hyzmeqarët. Sot e “thanë” vetë. Qenkan mbledh për ditëlindje”, shkruan Balla, duke e shoqëruar reagimin me emoji ironike.

Reagimet ironike të Ballës nuk kanë munguar rreth pjesëmarrjes së ulët nga protesta në protestë, duke e shoqëruar sarkazmën politike edhe me video komike të realizuara me ndihmën e inteligjencës artificiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu