Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi me tone të forta në seancën plenare, pasi opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës të interpelancës së parashikuar me ministrat, në vend të kryeministrit.

“Kryeministri ka të drejtë ta delegojë interpelancën,” tha Balla, duke rikujtuar se gjatë 21 viteve si deputet ka kërkuar 40 interpelanca, por vetëm dy janë zhvilluar drejtpërdrejt me kryeministrin (në kohën kur në pushtet ishte PD), ndërsa të tjerat janë deleguar te ministrat, siç e lejon Kushtetuta.

“Ku është parë që ngrihen 10 vetë dhe plotësohen 10 firma? Kështu i jepni firmat ju, me të çuar në këmbë?” u shpreh ai. Ai shtoi se PD po përdor taktika teatrale dhe shkel traditën e saj parlamentare, ndërsa akuzoi: “Deputetët e Partisë Demokratike i çon Goni me buton.”

 

Në mbyllje, Balla theksoi se interpelanca duhet e zhvilluar dhe nuk ka asnjë bazë procedurale për ta shtyrë apo përsëritur. “Interpelanca sot quhet e ezauruar. Interpelancë tjetër për këtë çështje nuk ka,” deklaroi Balla, duke kërkuar mbylljen e debatit dhe respektimin e rregullores së Kuvendit.

Fjala e plotë:

Zoti kryetar, unë them të drejtën, nuk e di çfarë po hedhim në votim.

Oh zoti Braçe, ai është në rol.

Ai është në rol, është në rregull sa kohë sa kohë që është në rol.

 

O zoti kryetar, unë nuk kam dëgjuar në fjalën tuaj që ju t’i keni refuzuar të drejtën zotërisë për të bërë interpelancë.

 

Ky teatri që sapo dëgjuam është i pabazuar te rregullorja.

 

Ju nuk refuzuat të drejtën për të bërë interpelancën.

 

Ju zbatuat Kushtetutën dhe traditën parlamentare.

 

Kushtetuta dhe tradita parlamentare, zoti kryetar të thotë që kryeministri ka të drejtë ta delegojë.

 

Kam 21 vjet këtu, kam kërkuar 40 interpelanca me ata aty, nga të cilat vetëm 2 janë bërë me atë, 38 janë bërë me ministrat që ka deleguar zotëria, edhe ministra marrëdhniesh me parlament, edhe zëvendëskryeministri e të tjera.

 

Tani zotëri, zotëri, Kushtetuta e Republikës i jep të drejtë kryeministrit të delegojë.

 

S’po të përgjigjem ty fare. S’të kam në refene ty po flas me kryetarin e kuvendit. Shko merru me Lulin, fërkoje

se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se e di ai si i sillje çantat ti.

 

Me mua do merresh ti?!

 

Sepse ai teatri sot i pa ndodhur prapë në 30 vjet që çohet ky dhe çon me buton, 10 vetë nga ata. Çhuni ju! Tak, u ëuan këta. Çfarë është kjo? Që çohen 10 nga këta dhe u plotësuan firmat.

 

Ku është parë ajo që u çuan 10 dhe u plotësuan 10 firma?

 

Ku është parë? Si është kjo punë?

Kështu i jepni firmat ju me të çume në këmbë?

 

Po çohuni një herë 28 tani e bëjmë një kandidat. Agron Shehaj për avokat populli.

 

Ju lutem shumë, kemi 3 orë këtu presim interpelancat, vijnë ministrat, interpelanca zbehet.

 

Pastaj thotë s’më respektohet rregullorja.

Deputetët e Partisë Demokratike i çon Goni me buton.

 

Prandaj zoti kryetar, megjithatë, përsëri, por mos ju vënë ju në pozitë, ka një nen aty që interpretuesi i fundit i rregullores jeni ju, por respektoj atë që thatë ju që ta hidhni në votim diçka që nuk jidhet në votim.

Por po ta them zoti kryetar dhe ta dini: interpelanca sot quhet e ezauruar, që të jem i qartë.

Interpelancë tjetër për këtë çështje nuk ka. Faleminderit shumë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu