Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar.
Ndërsa, BE po diskuton ende dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin vendime konkrete për ecurinë drejt anëtarësimit, Balla e vendos theksin veçanërisht te Kosova, duke e përfshirë qartë në listën e vendeve që duhet të jenë pjesë e valës së re të zgjerimit të BE-së.
“I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur një valë të re zgjerimi për të parë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën si anëtarë të tjerë të Bashkimit Europian.”
Një një kohë që historia na kujton ndarjet, le të zgjedhim bashkimin si rrugën e vetme përpara ishte mesazhi i Ballës në një deklaratë ku iu referua përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit, të përkujtuar pak ditë më parë. “U shënuan 36 vite nga rënia e Murit të Berlinit, por  Europa nuk është ende e bashkuar siç do të kishte dashur ta shihte Altiero Spinelli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu