Kryetari i Grupit Parlamentar të PS ,Taulant Balla së bashku me Myftiun Ylli Gurra morën pjesë iftarin e organiziar në Dragostunjë të Librazhdit. Iftari bëri bashkë dhjetëra besimtarë agjërues në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duke rikthyer në vëmendje jo vetëm vlerat e besimit, por edhe origjinën e një tradite që sot është përhapur në mbarë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Balla theksoi se pikërisht në Librazhd ka lindur ideja e organizimit të iftareve masive, si një mënyrë për të bashkuar njerëzit përtej dallimeve. Ai kujtoi se së bashku me Myftiun Ylli Gurrën hodhën themelet e kësaj nisme në vitin 2006 plot 20 vite më parë , duke bërë bashkë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe klerikë të besimeve të tjera, në një frymë bashkëjetese dhe harmonie. Sipas Ballës, edhe tradita e shtrimit të iftareve nga figura politike e ka zanafillën po në këtë bashki , duke u kthyer sot në një praktikë të përhapur në të gjithë vendin.

Nga ana e tij, Imami Ylli Gurra shprehu mirënjohje për të gjithë të pranishmit, duke vlerësuar veçanërisht pjesëmarrjen e priftit Heliodor Demiri, si simbol i bashkëjetesës fetare. Ai theksoi se muaji i Ramazanit është një kohë reflektimi që i bën njerëzit më të mirë, më të dashur dhe më pranë njëri-tjetrit, duke forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore.

Gurra nuk la pa përmendur edhe sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke e cilësuar emigrimin si një plagë të rëndë, ndërsa nënvizoi se tryezat e iftarit janë vende ku jo vetëm ndahen ushqime, por edhe shpresa, këshilla dhe mbështetje për një të ardhme më të mirë.

Mbrëmja e Iftarit në Dragostunjë ashtu si çdo Iftat u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, biseda miqësore mes të rinjve e të moshuarve ku mbizotëroi një frymë e fortë solidariteti, duke dëshmuar se tradita e nisur në Librazhd vijon të mbetet një model i bukur bashkimi dhe harmonie për gjithë Shqipërinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu