Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla theksoi sot se “besojmë që e ardhmja e të gjithë 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian”.

yacht hotel sarande

Duke iu përgjigjur interesit të delegatit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, George Papandreou në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit që po zhvillon punimet në Tiranë, lidhur me prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe këshillat e Shqipërisë për vendet e Ballkanit Perëndimor për këtë proces, Balla tha se “të gjitha vendet duhet të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Ky është rregulli i parë për çdo vend. Sugjerimi im për fqinjët tanë, miqtë tanë kolegët tanë Maqedoninë e Veriut është të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve dhe këtu duhet të zbatohen marrëveshjet me BE-në jo me Bullgarinë sa i përket i takon çështjeve kushtetuese. Ndonjëherë marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë të mira, por përderisa ato janë nënshkruar ju vetëm duhet t’i respektoni ato pavarësisht se nga cila qeveri e mëparshme është nënshkruar. Të gjithë shpresojmë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë procesin e negociatave me BE-në”, theksoi Balla.

Balla vuri në dukje se “tani ne kemi hapur kapitujt dëshiroj të shikoj edhe vazhdimësinë e Maqedonisë së Veriut në hapjen e kapitujve. Ju e dini që Serbia, Mali i Zi janë në procesin e negociatave dhe dëshirojmë që Kosova dhe Bosnjë Hercegovina të vazhdojnë në këtë drejtim”.

Baerbock i kërkon Pekinit të kundërshtojë luftën ruse në Ukrainë
“Ne besojmë që e ardhmja e të gjithë 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian. Nëse shikojmë hartën në mënyrë strategjike edhe faktin që kjo është mënyra më e mirë se si Evropa të përballet me sfida të reja të sigurisë. Evropa është duke vuajtur pas sulmit të padrejtë të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimeve të tjera gjeopolitike. Shqipëria është e qartë, kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ne kemi nevojë të bëjmë gjithçka që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë së bashku drejt integrimit evropian”, tha Balla.

Pyetjes së Papandreou iu përgjigj edhe kryetaja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila tha se “rruga e integrimit tonë evropian është shumë e mirë”.

“Jemi në pritje të konferencës së tretë ndërqeveritare për hapjen e grup-kapitujt e Themeloreve të 6 pas hapjes së grup-kapitujve të Themeloreve 1, sepse përfshihen sektorë shumë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, u shpreh ajo.

“Për këtë jemi përgatitur gjatë procesit Screening duke parë këtë jo vetëm si proces të jashtëm, por si një proces transformues brenda vendit për të pasur më shumë demokraci, standard, vlera, përmirësime të sektorëve dhe të ekonomisë”, nënvizoi Spiropali.

Kryeparlamentarja u shpreh se “ne kemi nevojë për të gjithë asistencën e mundshme, për 3 akte nënligjore që kanë të bëjnë me minoritetet po punojmë shumë ngushtë me ekspertët e Këshillit të Evropës, për reformën territoriale. Jemi të gatshëm për të punuar me ekspertët dhe për ta na asistuar jo vetëm në procesin e monitorimit, por dhe në rrugën tonë drejt BE-së”.

“Ne mbështetemi në ekspertizën tuaj, për çështjen e dytë ne dëshirojmë që të gjithë fqinjët tanë të ecin në procesin e integrimit në BE, si dhe të jenë anëtare të BE-së se do të sjellin më shumë ndërlidhje, më shumë siguri në rajon”, tha Spiropali..Ora News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu