Pas përfundimit të seancës së parë të Parlamentit të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen historike që i kanë dhënë Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se objektivi i këtij mandati historik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Faleminderit shqiptarëve në Shqipëri dhe Diasporë për nderin e madh të jemi shumica parlamentare më e madhe se asnjëherë më parë për realizimin e objektivit historik #Shqipëria2030 anëtare e Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

Gjatë fushatës elektorale, Balla ka mbajtur detyrën e Drejtuesit Politik të PS për Diasporën, duke theksuar se roli i shqiptarëve jashtë vendit është jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Socialistët hynë në këtë legjislaturë me një shumicë historikenë Kuvend, duke vendosur si prioritet kryesor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu