
Gjatë diskutimeve në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, i kushtoi një pjesë të veçantë fjalës së tij rolit dhe rëndësisë së diasporës shqiptare, duke theksuar nevojën për një ndryshim thelbësor në mënyrën se si institucionet e shtetit shqiptar e trajtojnë atë. Balla u shpreh se diaspora nuk duhet të jetë objekt vëmendjeje vetëm në momente zgjedhore, por një partner i vazhdueshëm në jetën politike, institucionale dhe shoqërore të vendit.
Ai theksoi se Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për ndërtimin e një qasjeje të re dhe afatgjatë ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke përfshirë jo vetëm diasporën në Itali, e cila përbën komunitetin më të madh, por edhe shqiptarët në Greqi, Gjermani, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe në të gjitha vendet ku ata jetojnë dhe kontribuojnë.
Në këtë kontekst, Balla kërkoi bashkëpunim politik dhe institucional, duke iu drejtuar edhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndërtimin e një plani të përbashkët, ndërsa nënvizoi se Samiti i Diasporës i planifikuar për datat 14–15 prill nuk është vetëm një nismë e qeverisë, por edhe një angazhim i Kuvendit, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës duhet të kenë rol aktiv në forcimin e lidhjes së shtetit shqiptar me diasporën.
Fjala e plotë:
Për mua, per shumë nga kolegët këtu sot mendoj që kjo është 1 prej çështjeve më të rëndësishme të agjendës së punës së Kuvendit.
Po votojmë 1 marrëveshje, cila është historike sa i përket fushave, është historike sa i përket nivelit më të lartë të marrëdhënieve bilaterale mes 2 vendeve tona. Per për të cilat nuk ngurojmë as ne majtas e as ju djathtas të jemi mirënjohës qeverive ndër vite
të Republikës Italiane, që nga viti 1991, kur populli italian, qeveria italiane, policia italiane,të gjitha strukturat e shtetit italian në mars e pas marsit, në fakt, duke filluar që nga korriku i vitit 1990, me shqiptarët e parë që ikën përmes ambasadave, treguan gatishmërinë, por edhe dashurinë e popullit italian për të mikpritur vëllezërit e motrat tanë në ato vite të vështira për vendin tonë. Dëgjova një koleg, i cili me të drejtë
e nënvizoi faktin se ka qenë student atje, dhe janë të shumtë edhe në këtë sallë të cilët kanë pasur fatin, kanë pasur mundësinë të jenë studentë në Itali.
Dhe tani, të dashur kolegë, jemi në momentin që besoj që edhe ju, grupi parlamentar i Partisë Demokratike,
edhe pse kjo marrëveshje është diskutuar nga qeveria e Kryeministrit Rama, edhe pse sektorë të ndryshëm të kësaj marrëveshjeje janë diskutuar nga ministrat e qeverisë socialiste,
unë besoj që ju votën do ta jepni për shkak se ky është një raport special mes 2 vendeve tona.
Unë dua të ndalem te pjesa e diasporës.
Zonja dhe zotërinj deputetë, ne diasporën nuk duhet kurrsesi ta kujtojmë vetëm kur vijnë votat.
Nuk duhet kurrsesi, pas gjithë atyre turravrapeve, mitingjeve, takimeve që patëm gjatë kohës që parapriu 11 majin,
dhe tani të kujtohemi pas 4 vjetësh, në 2029, për shkak se në zgjedhjet vendore diaspora nuk voton.
Na duhet domosdoshmërisht, edhe si Kuvendi i Shqipërisë, një qasje
e ndryshme në marrëdhënie me diasporën.
Jo vetëm me diasporën shqiptare në Itali, e cila është më e madhja,
edhe për shkak të numrave.
Edhe zgjedhjet e fundit treguan që numri më i madh i votuesve që u regjistruan është në Itali, por edhe në Greqi, edhe në Gjermani, edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanada, në vendet e tjera të Europës.
Por kudo që shqiptarët jetojnë.
Dhe unë mendoj dhe ju propozoj
edhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se të tjerët kanë firuar, vijnë këtu vetëm për të bërë zhurmë.
Por ju që jeni 1 parti e vjetër, të ulemi dhe të bëjmë një plan se si duhet t’i përqasemi diasporës, edhe duke përfituar nga komisioni i ri kuvendor
i yni, që ka brenda vetes dhe detyrave të veta, marrëdhënie me diasporën.
Do ishte e pafalshme nga ana jonë që të mos fillojmë të ndërtojmë një qasje të re. samiti i diasporës në 14–15 prill nuk është vetëm samiti i diasporës i qeverisë, është edhe samiti i diasporës i Kuvendit, dhe unë jam shumë i sigurt që qoftë komisioni, qoftë deputetët e opozitës apo mazhorancës, kanë një rol për të luajtur edhe gjatë samitit të diasporës. Dhe besoj që zonja Spiropali, në cilësinë e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila ka detyrën e organizimit, i gjen dhe t’i organizojë një rol të veçantë deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë samitit, të cilin besoj që do ta marrin pjesë të gjithë.






