
Në një përkujtim të veçantë të datës 2 korrik, ministri i Shtetit Taulant Balla ka ndarë një video simbolike të ngjarjes historike të vitit 1990, kur mijëra qytetarë shqiptarë sfiduan regjimin komunist duke hyrë në ambasadat perëndimore në Tiranë, një akt që konsiderohet si “rrëzimi i Murit të Berlinit” për Shqipërinë.
“Në këtë ditë nisi ribashkimi i shqiptarëve me Europën”, shkruan Balla, duke shprehur mirënjohjen për guximtarët që kapërcyen frikën dhe hapën rrugën drejt ndryshimeve demokratike në vend.
Kjo datë është kthyer tashmë në një simbol të aspiratës europiane të Shqipërisë dhe vullnetit të qytetarëve për liri, dinjitet dhe demokraci.Sot, 35 vite më vonë, kjo ditë shërben si kujtesë për rrugën e gjatë që është përshkuar dhe për angazhimin e pandërprerë që duhet për të ndërtuar një Shqipëri të lirë, demokratike dhe pjesë të plotë të familjes europiane.