Një alarm i madh sigurie është ngritur në rajon, pasi autoritetet në Serbi zbuluan eksplozivë të fuqishëm pranë gazsjellësit Balkan Stream, që furnizon Hungarinë me gaz rus.

Presidenti Aleksandar Vučić deklaroi se janë gjetur “paketa me eksploziv dhe detonatorë me fuqi shkatërruese”, vetëm disa qindra metra larg tubacionit strategjik.

Pas zbulimit, kryeministri hungarez Viktor Orbán mblodhi menjëherë Këshillin e Mbrojtjes, duke paralajmëruar se mund të bëhet fjalë për një akt sabotazhi të planifikuar.

Por situata u përshkallëzua edhe më shumë në planin politik. Opozita hungareze hodhi dyshime të forta mbi kohën e incidentit, vetëm një javë para zgjedhjeve, duke akuzuar qeverinë për përhapje paniku.

Lideri opozitar Péter Magyar deklaroi se një skenar i tillë ishte paralajmëruar më herët dhe mund të përdoret për të ndikuar votuesit.

Ndërkohë, Ukraina hodhi poshtë çdo përfshirje, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për një operacion “false flag”, për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në Hungari.

Gazsjellësi Balkan Stream, i lidhur me TurkStream, është jetik për furnizimin me gaz rus në rajon, duke e bërë çdo incident një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu