
Në një epokë të digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, Fjalori i Teknologjisë së Informacionit në gjuhën shqipe dhe angleze vjen si një mjet i dobishëm për studentët, të rinjtë dhe për këdo që ka nevojë të gjejë termat përkatës mes dy gjuhëve.
Presidenti i BALFIN Group, Samir Mane, ka inkurajuar autorët Erion Çano dhe Edmond Tupja në këtë nismë të vyer, duke garantuar mbështetje të plotë për projektin.
Ky kontribut lidhet ngushtë me arsimin, ndërsa Tirana Business University, pjesë e BALFIN Group, po afirmohet gjithnjë e më shumë si një urë lidhëse mes botës akademike dhe asaj të biznesit, me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit që po rritet vit pas viti.
View this post on Instagram