
Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit.
Në zonën e njohur si “Mexo’kanal”, është parë duke lundruar shumë pranë brigjeve shqiptare një balenë, duke ofruar një pamje mbresëlënëse për pushuesit.
Pamjet e rralla janë kapur nga një helikopter që po fluturonte mbi zonën bregdetare të Vlorës.
Shfaqja e balenave në ujërat shqiptare është shumë e rrallë, ndaj ky moment ka ngjallur interes dhe kuriozitet të madh tek pushuesit por edhe shikuesit në rrjete sociale, pasi pamjet janë bërë virale në cdo media./opinion