Ka nisur sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës së Presidentit Bajram Begaj, i cili ka kërkuar nga Kushtetuesja të përcaktohet data e fillimit dhe mbarimit të anëtarëve të gjykatës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti Bajram Begaj, iu drejtua me një letër Gjykatës Kushtetuese, ku kërkoi shpalljen e moskompetencës për çështjen e Erion Veliajt, i cili ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Në këtë letrën e dërguar nga Sekretarja e Përgjithshme Valbona Lusha, Presidenca i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të heqë pezullimin e dekretit në fillim të seancës së 31 tetorit, duke argumentuar se pezullimi ka penguar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.

Po ashtu, ajo kërkon që GJK të rrëzojë kërkesën e Veliajt, duke e cilësuar atë si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja në Bashkinë Tiranë, në një datë që do të caktohet nga Gjykata Kushtetuese, por jo më herët se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit përfundimtar./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu