
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është drejtuar me një letër Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shpalljen e moskompetencës për çështjen e ngritur nga Erion Veliaj, i cili ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Në cilësinë e palës së interesuar, Kreu i Shtetit i kërkon Gjykatës Kushtetuese që:
1. Të deklarojë në fillim të seancës së 31 tetorit moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
2. Të heqë pezullimin për këtë dekret;
3. Të rrëzojë kërkesën e Erion Veliajt si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;
4. Dhe, për shkak të pezullimit që ka bllokuar procesin zgjedhor për Bashkinë Tiranë, të urdhërojë KQZ-në të përgatisë zgjedhjet në një datë të re, jo më herët se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës.
Në letrën e Presidentit theksohet se vetëm një veprim i tillë do të mund të rikthente kushtetutshmërinë e procesit, e cila sipas tij është cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese.
📅 Seanca e shqyrtimit pritet të zhvillohet më 31 tetor 2025, ku do të vendoset për fatin e ankimimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
© AIA.al